Me rastin e 34-vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1991, në palestrën “Adem Jashari” në Klinë u organizua një aktivitet përkujtimor simbolik përmes sportit, duke nderuar kështu një nga datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës.
Ngjarja bashkoi breza të ndryshëm përmes dy ndeshjeve domethënëse:
• KF Shqiponja vs KF 2 Korriku – ndeshje miqësore mes veteranëve, e cila solli emocione, rikujtim dhe respekt për të kaluarën.
• Shqiponja Bokshiq vs QKMF “Nëna Tereza” – ndeshje e të rinjve, që solli në fushë energji, pasion dhe shpresë për të ardhmen.
Organizatorët theksuan rëndësinë e përkujtimit të kësaj date historike jo vetëm përmes fjalimeve, por edhe përmes veprimeve që promovojnë unitetin, qëndresën dhe vazhdimësinë brez pas brezi.
Aktiviteti përfundoi me mirënjohje për pjesëmarrësit dhe një mesazh të qartë: Lavdi të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!/Klina info