Ndërrimi i komandës së RC-Perëndim të KFOR-it mes Brigadës Folgore dhe Brigadës Pozzuolo të Friulit

KOMUNIKATË PËR SHTYP

Më 16 janar 2022, në bazën e quajtur “Camp Villaggio Italia”, në lokalitetin Bellopoje afër qytetit të Pejës, u mbajt ceremonia e ndërrimit të komandës së Komandës Rajonale Perëndimore (RC-W), njësisë shumëkombëshe të udhëhequr nga Italia, përgjegjëse për sektorin perëndimor të Kosovës.

Kontingjenti italian në largim, me bazë regjimentin e 185-të të Artilerisë parashutiste “Folgore”, u zëvendesua nga regjimenti i Artilerisë tokësore “i kalorsisë” i Brigadës Pozzuolo te Friulit.
Ceremonia shënon kalimin e stafetës mes Kolonelit Andrea Bertazzo, i cili pas gjashtë muajsh mandat ia ka dorëzuar komandën Kol. Marco Javarone, i cili merr drejtimin e RC-W të misionit të NATO-s të quajtur “Join Enterprise”.

coniato per la KFOR XXVI.
Gjeneral brigade Luca Piperni, zëvendës komandant i KFOR-it, në kryesimin e kalimit të flamurit të NATO-s, theksoi se “KFOR-i është misioni i NATO-s, me i suksesshmi i Aleancës, duke marrë parasysh klimën aktuale të sigurisë në të cilën mund të jetojnë komunitetet e ndryshme të Kosovës dhe duke nënvizuar se si puna ekipore dhe kohezioni janë karakteristika të nevojshme për t’iu përgjigjur më së miri mandatit të marrë, cilësi që “Djajtë e Verdhë” të kontingjentit në largim kanë ditur t’i shprehin në kuptimin më të ngushtë të motos “Duty Realibility Commitment”, e krijuar për KFOR XXVI”.

Ambasadori italian në Kosovë, Dr. Antonello De Riu, vlerësoi rezultatet e lavdërueshme të arritura nga ushtria e RC-W në përputhje të plotë me mandatin ndërkombëtar, duke nënvizuar delikatesën e punës së kryer nga parashutistët e Ushtrisë që i përkasin Brigadës Folgore, të çmuar nga institucionet vendore dhe nga popullata kosovare.

KFOR-i është misioni më konsistent i NATO-s për nga numri i ushtarëve, me 3700 burra dhe gra të angazhuar, nga të cilët rreth 628 janë italianë që u përkasin Ushtrisë, Marinës, Forcave Ajrore dhe Armës së Karabinierëve, të cilët çdo ditë kontribuojnë për një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në përputhje me rezolutën e OKB nr. 1244 të vitit 1999.