Muriqi i sjell fitoren Mallorcas, futet në Top 5 të golashenuesve në La Liga

Mallorca ka shënuar fitore ndaj Valencias me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e vlefshme të javës së 36-të të kampionatit spanjoll.

Golin e fitorës për skuadrën e Mallorcas e ka shënuar sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi në minutën e 64-të,

Ky ishte goli i 14-të i Muriqit këtë sezon në la Ligën spanjolle.

Sulmuesi kosovar me golin e sotëm është futur në Top 5 të golashenuesve në La Liga.

Muriqi është barazuar me gola këtë sezon me Griezmanin, ndërsa para tyre janë Lewandowski me 23 gola, Benzema 18 dhe Joslue me 16 gola