Mujë Marmullaku nga Dushi strehon një familje 8 anëtarëshe nga Durrësi

Është familja nga Klina që strehon një familje nga Shqipëria. Mujë Marmullaku nga Dushi i Klinës, të enjtën e kaluar ka marrë një familje nga Durrësi dhe e ka strehuar në shtëpinë e vet. Familja durrsake 8 anëtarëshe është pritur ngrohtësisht nga familja Marmullaku. Ata i janë falënderues kësaj familjeje, por nga institucionet komunale nuk ka askush që t’i vizitojë e t’i dalë në ndihmë. Një falënderim shkon edhe për restaurant “5 Stars” i cili del në ndihmë për ushqim.
Askush nuk ka qenë ta shohë gjendjen shëndetësore apo psikologjike të të strehuarve që erdhën bë Kosovë si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, shkruan Klina info