“Mish dhe suxhuk që s’i dihet prejardhja”, arrestohet një person në Deçan

Është arrestuar një person në Deçan pasi gjatë kontrollit nga inspektorët komunal dhe njësitë përkatëse policore, në lokal i janë gjetur  mish dhe suxhuk, që nuk i dihet prejardhja dhe që nuk i plotëson kushte për konsumim.

Sasia e produkteve të mishit janë sekuestruar nga inspektorët dhe të njëjtit janë dërguar në lokacionin e dedikuar për asgjësim.

I dyshuar është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /