Milani e humb derbin dhe vendin e dytë në Serie A

Milani ka bërë edhe një hap fals në luftën për kreun e Serie A.

Rosonerët janë mposhtur nga Napoli me rezultat 0-1 në ndeshjen e javës së 18-të të Serie A.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e pestë të ndeshjes nga Elif Elmas.

Milani arriti të barazoj rezultatin në minutën e 90-të, por goli i shënuar nga Kessie u anulua nga VAR-i.

Me këtë fitore, Napoli ngjitet në vendin e dytë me 39 pikë, aq ka edhe Milani në vendin e dytë. /