Merrej me fajde dhe shpërlarje parash, kapet nga policia në Ferizaj

Një person me inicialet N.B. është arrestuar në Ferizaj si i dyshuar për veprat penale të fajdes dhe shpërlarjes së parave, ka njoftuar policia e kësaj komune.

Aksioni është realizuar sot pas një pune intensive hetimore rreth dy vjeçare, me çast Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj ka bërë kontrollimin e dy objekteve të banimit si dhe të një lokali afarist, sipas urdhëresës së lëshuar nga gjykata kompetente, .

“Gjatë kontrollimit të këtyre lokacioneve, si prova materiale mes tjerash janë konfiskuar 5 mijë euro para të gatshme, katër fletëpagesa në vlerë prej mbi 115 mijë eurosh, një laptop, një kompjuter dhe gjësende të tjera”,thuhet në njoftim.

Policia njofton se gjërat materiale të cilat janë konfiskuar do të analizohen në hollësi për të sqaruar gjendjen faktike mbibazën e dyshimeve të ngritura kundrejt të dyshuarit.

I dyshuari pas intervistimit , me urhdër të prokurorit është ndaluar për 48 orë./ Gazeta Sinjali/

SHARE