Mehaj: Kemi arsye të fuqishme të ndjehemi krenarë me të arriturat e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në tre vjetorin e miratimit të pakos ligjore themelore që legjitimoi mandatin ushtarak të FSK-së, krahas themelimit të ministrisë së udhëhequr nga ai, është krenuar me arritjet e deritanishme të ushtrisë.

Ai ka thënë se sot ka arsye të fuqishme që të gjithë të ndihen krenarë për të arriturat e deritanishme të FSK-së.

Ministri Mehaj falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen që ia ka dhënë Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se FSK do të vazhdojë rrugëtimin drejt realizmit të vizionit të saj, bashkë me të gjithë aleatët.

“Gëzuar bashkë me SHBA-në, aleatin tonë të pazëvendësueshëm që njohu dhe mbështeti deri në fund vullnetin tonë për Ushtrinë që kemi. Gëzuar bashkë edhe me gjithë aleatët tjerë! Vazhdojmë rrugëtimin përpara drejtë realizimit të vizionit tonë: Ushtrinë tonë plotësisht operacionale, profesionale, multietnike, moderne dhe plotësisht të ndërveprueshme me forcat e vendeve aleate”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.