Mbyllen dy takimet e Superligës, dështojnë liderët

Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës së Kosovës të cilat u zhvilluan në kuadër të javës së 15-të, shkruan Gazeta inFokus.

As Gjilani e as Ballkani nuk kanë arritur ti marrin pikët e plota në duelet e zhvilluar ndaj Drenicës përkatësisht Trepçës ’89.

Gjilani ka luajtur baras 1-1 me Drenicën.

Golin për gjilanasit e shënoi Fiton Hajdari në minutën e 39’, ndërsa për drenicakët realizoi Harmon Gbowea në minutën e 71’.

Pas këtij barazimi Gjilani vazhdon kryesimin në Superligë me 31 pikë, aq sa ka edhe Ballkani që renditet i dyti, kurse Drenica mbetet e shtata me 21 pikë.

Pas Llapit edhe Trepça ’89 e ka ndalë në barazim skuadrën e Ballkanit, duke luajtur baras 0-0.

Pas këtij barazimi, Trepça ’89 renditet e teta me 20 pikë, ndërsa Ballkani i dyti me 31 sosh./