Mbi 2 mijë e 300 tiketa trafiku të shqiptuara për 24 orë e mbi 100 aksidente

2 mijë e 310 tiketa trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit nga Policia e Kosovës.

Kjo u bë e ditur në raportin 24 orësh të policisë, ku në statistikat e përgjithshme thuhet se në ditën e fundit janë regjistruar 102 aksidente ku nga to 26 janë me lëndime dhe 76 me dëme materiale,

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 26 persona, ndërsa 10 janë dërguar në mbajtje kurse tre në vuajtje të dënimit.