Mbi 160 ushtarë gjermanë të infektuar me Covid-19 në botë, shumica në Afrikë dhe Kosovë

Më shumë se 160 ushtarë gjermanë janë infektuar me virusin Sars-Cov-2, ndërsa ishin në misione jashtë vendit.

Shumica e rasteve ishin në Afrikën Perëndimore dhe në Kosovë.

Siç njoftoi Bundeswehri, 71 janë prekur nga koronavirusi në Mali, 22 në Nigeri, 18 në Kosovë, 17 në Irak, 11 në Afganistan, tetë në Lituani dhe dy në Liban.

Rreth 7.000 ushtarë gjermanë u vendosen në të gjithë botën vitit e kaluar në misione paqëruajtëse, rreth 1.000 ushtarë janë vendosur në Mali dhe Nigeri.

Deri në fund të vitit të kaluar kishte rreth 1200 të pranishëm në Afganistan, 150 në Irak dhe rreth 80, në Kosovë.