Malishevë/ Një person shkelet nga traktori, dërgohet në QKUK për trajtim

Një qytetar nga Malisheva ka kërkuar dje ndihmë mjekësore, pasi është shkelur nga traktori.

Policia bën të ditur se derisa i njëjti ishte në oborrin e tij duke hequr çelësat, traktori i është ndezur aksidentalisht dhe gjatë lëvizjes ka kaluar mbi trupin e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK – Prishtinë.

“Malishevë 17.08.2021-20:35. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që dyshohet se i njëjti në oborrin e tij duke hjekur qelsat nga traktori aksidentalisht i është ndezur traktori i cili gjatë lëvizjes ka kaluar mbi trupin e viktimës duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima mbetet i hospitalizuar për tretman mjekësor ne QKUK Prishtinë”, thuhet në njoftim.