LDK në Klinë përgatitet për zgjedhje. Adnan Bekaj zgjedhet sekretar

Dje në mbledhjen e kryesisë së LDK-së në Klinë është formuar shtabi zgjedhor për zgjedhjet e 14 shkurtit. Në këtë mbledhje, sekretar i partisë është zgjedhur Adnan Bekaj. Këtë e ka konfirmuar vetë Bekaj përmes rrjetit social të facebook-ut, postimi i tij:

Për mua do të jetë privilegj, sfidë dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme për të vazhduar rrugëtimin me vlerat Rugoviane dhe për të shërbyer si sekretar i përgjithshëm i Degës së LDK-së në Klinë. Unë do të jem i përkushtuar dhe nuk do të kursej asgjë nga vetja ime për të qenë në krye të detyrës.
Falënderoj Kryetarin e degës, Z. Gashi, dhe të gjitha strukturat e degës së LDK-së në Klinë për besimin e dhënë! Ndjehem tejet i nderuar!
I ❤ LDK ✌