LAJMI I FUNDIT: Specialja konfirmon aktakuzën ndaj Hashim Thaçit

Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka konfirmuar aktakuzën ndaj presidentit dhe ish-udhëheqësit të UÇK-së Hashim Thaçi.

Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti i vendit përmes një konference për media, njofton Klan Kosova.

“Para pak çastesh jam informuar prej njerëzve kompetentë zyrtarisht se gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara ka konfirmuar aktakuzën kundër meje”.

“Janë këto momente jo të lehta për mua, familjen time dhe për juve që më keni mbështetur dhe besuar për këto tri dekada të përpjekjeve tona për liri, pavarësi dhe shtetndërtim”.

Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka konfirmuar edhe aktakuzën ndaj ish-udhëheqësit tjetër të UÇK-së dhe liderit aktual të PDK-së Kadri Veseli.