Lajmi i fundit: Konfirmohet edhe një rast me koronavirus në Kosovë

Edhe një rast është konfirmuar me koronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, infektologu Valbon Krasniqi.

Mund të ju konfirmoj se e kemi edhe një të prekur me koronavirus. Është familjar i të infektuarve me kosonavirus nga Malisheva”, ka theksuar Krasniqi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit vazhdimisht është duke bërë thirrje për respektimin e rekomandimeve me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19.

Në një komunikatë për media ndërkohë u kanë bërë thirrje edhe gazetarëve që të respektojnë distancën prej 2 metrave gjatë konferencave dhe punës në terren.

Përveç tjerash IKSHP bën thirrje që qytetarët të mos grumbullohen dhe të shmangin kontaktet e ngushta me njerëz.