Kurti replikon me opozitën: E di që keni qejf, por Zajednica nuk kalon

Në sallën e Kuvendit të Kosovës po zhvillohet debat lidhur me temën e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka replikuar shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Ableard Tahiri, i cili tha se Kurti e ka pranuar Zajednicën.

Kurti ka thënë se nuk e themelon ‘Zajdenicën’.

“Unë e kam të qartë që ju keni qef me ua themelu Zajednicën, por Zajednica nuk kalon. Se Zajednicën e keni pranu ju, me 19 prill 2013 dhe 25 gusht 2015, qatje e keni bo Zajednicën, por ajo nuk bëhet. Ju nuk e keni zbatu, unë nuk ua zbatojë”, tha ai.

Ndryshe, kryeministri Kurti ka prezantuar gjashtë pika si kushte për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.