Kurti: Qeveria do të mbulojë importin e energjisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka thënë se vendi ynë është duke u përballur me krizën energjetike.

Kurti ka bërë të ditur se tashmë kanë kërkuar nga presidentjaVjosa Osmani dhënien e autorizimit për nënshkrimin e marrëveshjes për një kredi,

Nga mbledhja me korrespodencë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, posa e miratuam vendimin për të kërkuar nga presidentja e Republikës së Kosovës për dhënien e autorizimit për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, KOSTT-it pra dhe KFW-së për projektin e zhvillimit të sektorit të energjisë, përmirësimi i rrjetit të transmetimit”.

“Kriza energjetike tashmë ka arritur edhe në mesin tonë. Ballafaqimi me kriza të energjisë nuk është risi as për Kosovën e as për shtetet më të fuqishme në botë. Evropa po përballet me çmimet rekorde të energjisë të shtyra në masë të madhe globalisht nga çmimet shumë të larta të furnizimit me gaz”, është shprehur ai.

Kryeministri ka thënë se për momentin janë jashtë funksioni edhe dy blloqe të termocentralit B.

“Ne kemi pasur fatin që kemi mundur të mbulojmë një pjesë të kërkesave nëpërmjet termocentraleve Kosova A dhe Kosova B. Në periudhën e dimrit rritet kërkesa për energji elektrike pikërisht për shkak të ngrohjes, si rezultat kapacitetet tona të termocentraleve tona janë të pamjaftueshme. Dhe Kosova varet nga importi për të mbajtur dritat ndez të gjithë. Po ashtu dy blloqe të termocentralit B i kemi jashtë funksionit”, theksoi ai.

Kurti ka thënë se do të bëjnë maksimumin që të ruajnë furnizimin e rregull me energji, dhe të shmangin rritjen e çmimeve.

“Do të ndajë shumën e nevojshme për mbulimin importit”, shtoi ai.

Kurti gjatë konferencës ka kritikuar edhe qeveritë e kaluara se nuk kanë investuar por kanë vjedhur nga KEKU.

“Ishte me leverdi të vidhej nga KEKU, se sa të investohet. Ne jemi në krye të detyrës, shtetin e kemi gjetur për toke por do ta ngrisim në këmbë”, pohoi ai. /