Kryetrajneri KF Dukagjinit jep doreheqje

Kryetrajneri Xhengis Rexhepi, përmes një deklaratë njofton për doreheqjen e tij dhe gjithashtu falenderon të gjithë për bashkëpunimin gjatë kësaj kohe.

Deklarata e plotë;

Të nderuar miq, media dhe dashamirë të futbollit.

Pas rezultateve negative në drejtimin e KF Dukagjini ndjejë përgjegjësi morale të jap dorëheqje.

Me dinjitet dhe karakter jemi munduar ti mbrojmë ngjyrat e klubit,në pjesën dërmuese të ndeshjeve kemi qenë ekip më e mirë por në futboll nuk mjafton të luash mirë,duhet të fitosh, kriza dhe rezultatet negative kanë qenë vetëm tabelare, sa i përket lojës kemi luajtur shumicën e ndeshjeve shumë mirë, rastet e humbura,shtyllat, gabimet që janë bërë ndaj klubit nuk mbahen në mend, ndeshjet e mirë harrohen, syri i njeriut shikon vetëm rezultatin final.

Dua të shpreh dëshirën e sinqertë për suksese sa më të mëdha të KF Dukagjini. I dëshiroj suksese drejtorit Z. Fabian Veseli njeri me karakter dhe vlera të mëdha njerëzore e profesionale.
Gjithashtu e falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme Kryetarin Komunës së Klinës Z. Zenun Elezaj.

Falënderim i madh për simpatizuesit dhe mbështetësit e KF Dukagjini, tifo grupit ‘Hithat’ për mbështetjen e pa rezervë që më kanë dhënë gjatë gjithë kohës.

Falënderoj të gjithë për bashkëpunimin korrekt, gjithë drejtuesit e klubit, stafin teknik, punëtorët teknik, futbollistët e KF Dukagjinit, grup fantastik lojtarësh me karakter dhe vlera të larta njerëzore.

Falënderim për secilin në KF Dukagjini dhe Kosovë që në një mënyrë kanë qenë të lidhur me mua.
Falënderim dhe mirënjohje për mediet për bashkëpunimin korrekt.

Faleminderit Klinë,suksese KF Dukagjini.