Kryetari Zenun Elezaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të Agim Berishës

Kryetari i Komunës së Klinës, z. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka vizituar familjen Berisha në fshatin Gjurgjevik i Madh për të shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për humbjen tragjike të Agim Berishës, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Agim Berisha ndërroi jetë para dy ditësh si pasojë e një aksidenti të rëndë në qytetin e Prizrenit, shkruan Klina Info.

Ai ishte pjesëtar i dalluar i luftës çlirimtare dhe vdekja e tij ka lënë një boshllëk të madh jo vetëm në familje, por edhe te bashkëluftëtarët dhe bashkëqytetarët e tij.

Elezaj u shpreh i pikëlluar për këtë humbje dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtimit për të gjithë ata që kontribuuan për lirinë e vendit./Klina info