Kryetari i VV-së për Klinën lojë volejbolli me aktivistët e kandidatët për asamble

Kandidati për kryetar të Klinës nga VV, Lulzim Dragidella, sot, bashkë me kandidatët për asamblenë komunale, aktivistë e bashkëpunëtorë, zhvilluan një lojë volejbolli në parkun e qytetit “Ilir Merturi”.

Ky është statusi i tij:

Sporti përveç që të mban aktiv, është edhe relaksues. Sporti është i domosdoshëm për qytetarët e Komunës, andaj edhe Komuna domosdoshmërisht duhet të jetë ndihmëtare e fuqishme e sportit.

Sot, u veshëm kuq sepse e kuqja simbolizon dashurinë, që në rastin tonë është dashuri për sportin e qytetin tonë.

#MeDashniPërKlinën ?❤️