Kosove: RC-W patrullon bashke me policine e kosoves

Vazhdojnë operacionet e përbashkëta patrulluese të Komandës Rajonale

Perëndim në fushën e tyre të përgjegjësisë në Kosovë.

Komanda Rajonale Perëndim e KFOR-it vazhdon të kryejë patrullime të përbashkëta me

Policinë e Kosovës, duke dislokuar pjesë të komponentëve shumëkombëshe të Batalionit
Kinetic, në fushën e tyre të përgjegjësisë, dedikuar mbështetjes së drejtpërdrejtë të
Policisë së Kosovës.

Aktiviteti operativ i dedikohet mbështetjes së Forcës së Policisë në kontrollin e
automjeteve dhe personelit në tranzit përgjatë rrugëve kryesore të komunikimit dhe në
pikat më të ngarkuara të trafikut periferik, pranë ABL (Vija Kufitare Administrative) e
pranishme në sektorin perëndimor të Kosovës.

Patrullimi i përbashkët është një mjet operacional rutinë i përqendruar në mandatin e
KFOR-it, i fokusuar në këmbënguljen për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të
sigurt në Kosovë, në përputhje me kornizën operative të parashikuar nga rezoluta 1244 e
OKB-së e vitit 1999.

Kontingjenti italian, në veçanti, angazhon Skuadrën e 3-të Ruffo te Kalabrise të
Regjimentit të Kalorësisë së Piemontes (2-të) të Ushtrisë, të inkuadruar në Sierra COY,
dhe Kompaninë e 3-të An-Nasiriyah të Brigadës San Marco të Marinës, të inkuadruar në
Papa COY, të cilat vazhdimisht kryejnë aktivitete të përbashkëta patrulluese me Policinë e
Kosovës, me qëllim të zbulimit të ndonjë aktiviteti të kundërligjshëm