Kosnett: Mandati i Speciales nuk ka skaduar

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, tha thënë se nuk ka nevojë t’i vazhdohet mandati i Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë, pasi që, sipas tij, mandati i saj nuk ka skaduar.

“Është bindja ime dhe e shumë ekspertëve ligjorë nga Kosova dhe vende tjera më të cilët kam diskutuar dhe mandati i Gjykatës Speciale nuk ka skaduar, s’ka nevojë për t’ia vazhduar. Kjo është pikëpamja ime për situatën. Çfarëdo interpretimi se Gjykatës i ka skaduar mandati është i gabuar”, ka thënë Kosnett.

Këto deklarata ambasadori amerikan i dha gjatë një bashkëbisedimi virtual me gazetarë të mediave kosovare, në kohën kur në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale po mbahen seanca dëgjimore ndaj tre të arrestuarve të parë