Komuna e Klinës hap konkurs për ndarjen e bursave për studentë

Komuna e Klinës ka shpallur konkurs për ndarjen e bursave për studentë.

Do të ndahen 30 bursa, për studentë të dalluar të Komunës së Klinës, në vlerë prej 50 euro për një muaj, në kohëzgjatje njëvjeçare.

Kushtet dhe Kriteret e Aplikimit mund t’i shikoni në këtë dokument. Ndërsa konkursi do të jetë i hapur 15 ditë, nga 12 – 26 korrik të këtij viti.
Të gjithë studentët e interesuarit duhet t’i marrin aplikacionet në DKA dhe të plotësuar së bashku me dokumentacionin tjetër, duhet t’i dorëzojnë në Drejtorinë e Arsimit në Klinë gjatë orarit (08:00 – 16:00)