Komuna e Klinës përkrahë fermerët me mjete bujqësore

Në kuadër të përkrahjes dhe subvencionimit në fushën e bujqësisë, Komuna e Klinës, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, sot i ka shpërndarë 13 motokultivatorë me frezë për fermerët.

Në ndarjen e këtyre pajisjeve bujqësore ishte i pranishëm kryetari i komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj nën shoqërimin e drejtorit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, z. Naser Morina.

Kryetari Elezaj, më këtë rast është shprehur se si komunë kemi për qëllim që fermerëve të ju krijojmë kushte sa më të mira për punë dhe kjo do të ndikojë edhe në avancimin tutje të sektorit të bujqësisë.

Ndërsa, drejtori Morina, shtoi se gjatë këtij viti kanë përkrahur në vazhdimësi bujqit dhe fermerët e komunës së Klinës, duke filluar me serra, pemë, pastaj me makina mjelëse, spërkatës krahu dhe shumë të tjera, tani edhe pajisjen me motokultivator janë dëshmi se përkrahja në bujqësisë nuk do të mungojë asnjëherë nga drejtoria e Bujqësisë dhe komuna në përgjithësi.

Vlera totale e këtij subvencioni është 37 mijë e 700 euro.

SHARE