KOMUNA E KLINËS DHE SHOQATA “NËNË TEREZA” NDËRTUAN NJË SHTËPI PËR NJË FAMILJE SKAMNORE

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, përmes facebook-ut ka njoftuar
Ndërtuan një shtëpi për një familje skamnore

Postimi i tij:

Falë bashkëfinancimit të Komunës së Klinës dhe Shoqatës “Nënë Tereza”, familja Ademi nga fshati Zllakuqan është bërë më shtëpi të re.

Dje, bashkë me drejtorin e Administratës, Binak Sylaj dhe Zef Shala nga shoqata “Nënë Tereza”, kemi vizituar familjen, së cilës i kemi dorëzuar çelësat e shtëpisë.

Falënderoj shoqatën “Nënë Tereza” për bashkëpunimin për ndërtimin e shtëpisë e po ashtu shpreh mirënjohje për aktivitetin human të që ata po zhvillojnë ndër vite bashkë me njerëzit vullnetmirë.

SHARE