Koalicioni AAK-PSD vazhdon me tubimet në Istog dhe Klinë

Fushata zgjedhore do të vazhdojë edhe të dielën  me disa aktivitete të paralajmëruara nga partitë politike.

Aleanca për Ardhmërine Kosovës, bashkë me PSD-në, sot kanë paralajmëruar se do t’i mbajnë dy tubime.

Tubimi i parë do të mbahet në Istog, duke filluar nga ora 18:00. Sipas një njoftimi të AAK-së, vendi ku do të mbahet tubimi është shtëpia e kulturës “Adem Jashari”, mirëpo opsion mbetet edhe sheshi para shtëpisë së kulturës.

Tubimin tjetër, koalicioni AAK-PSD do ta mbajë në Klinë, duke filluar nga ora 19:30, në shtëpinë e kulturës “Jehona e Dukagjinit”.
Dje ky koalicion ka mbajtur tri tubime kryesore, në Mitrovicë, Ferizaj e Kaçanik