Klinë: Kujtohet “Sandokani”, në 24 vjetorin e vrasjes

Sot janë bërë 24 vite nga vrasja e Adedin Rexhës – Sandokanit, shkruna Klina info.

Me këtë rast organizatat e dala nga lufta në Klinë, bënë homazhe, ndërsa të pranishëm ishin edhe babai i heroit, Mujë Krasniqi dhe grupi i motoristëve veteranë.

Po ashtu ishte dhe Sanie Rexha, gruaja e Sandokanit.

Të njejtit ishin tek busti i trimit nga Drenica dhe tek shtatorja e Mujë Krasniqit, Arben Halitit e Faruk Elezajt.

Abedin Rexha ishte luftëtar i radhëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, guximtar e sypatrembur deri në vdekje, për çka dhe bashkëluftëtarët e tij e quajtën “Sandokan”./Klina info/