Kjo është salla ku mbahet takimi për Asociacionin në ambasadën e ShBA-së

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë sot i ka thirrur në takim përfaqësues të pozitës, opozitës dhe të shoqërisë civile për të diskutuar në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ambasada në llogarinë e saj në Facebook ka postuar një fotografi nga vendi se ku do të mbahet takimi,

“Sot në mëngjes, Ambasada e ShBA-së në Prishtinë do të mbajë një takim për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe (ASM) në Kosovë. Ne mezi presim të dëgjojmë perspektiva të menduara nga një grup i ndryshëm liderësh të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë dhe liderë politikë”.