Kandidati i AAK-së për deputet, Shkelqim Millaku: Duhet të orientohemi drejt profilizimit të programeve në arsim(video)

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Prof. Dr. Shkelqim Millaku, mbrëmë ishte i ftuar në emisionin “Prime Time”, ku është diskutuar për programin e partive politike për arsimin në Kosovë,

Profesori Millaku ka theksuar se duhet të bëhet profilizimi i programeve studimore dhe fuzionimi i universiteteve.

“Profilizim të programeve duhet patjetër. Është e ditur që kemi mjaftë programe të ngjashme nëpër universitete të ndryshme. Fuzionim të universiteteve. Të gjitha universitetet në Republikën e Kosovës duhet të kenë edhe programe të shëndosha, të cilat me ekspertë duhet të jenë të profilizuar”, ka theksuar Millaku.

Duke paraqitur programin e AAK-së për arsimin, Millaku ka thënë se duhet të ndahet fond i veçantë për institute në kuadër të programeve në universitete.

“Duhet të ndahet fond i veçantë për institute. Në çdo universitet në botë ka institute në kuadër të programit. Për institutet ekzistuese të shkencës duhet të ngihen fondet, duket të respektohen dhe promovohen”

Ai ka thënë se duhet të bëhet një zgjidhje edhe për mërgatën, që të ju mundësohet mësimi në gjuhën shqipe.

“Duhet të bëjmë politikat që të iu ofrojmë mundësinë për shkollimin e gjuhës amtare për qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës.”

Profesor Shkeqlim Millaku është kandidat për deputet nga radhët e AAK-së dhe në listën zgjedhore ka numrin 54.

Ai është profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prizrenit, ndërsa ka ligjëruar edhe në shumë universitete botërore.