Ja kush do e zëvendësojë Fadil Nurën, si deputet i PDK-së

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Nura, ka dhënë sot dorëheqje nga posti i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kjo për shkak, që në zgjedhjet e 17 tetorit, Nura, ka marrë besimin për të udhëhequr me komunën e Skenderajt.

Pasues i tij, si deputet i Kuvendit nga radhët e PDK-së, do të jetë ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Rashit Qalaj më 14 shkurt mori 9160 vota.

Në anën tjetër, pak kohë më parë, nga posti i deputetit pati dhënë dorëheqje edhe Uran Ismaili, pasi që ishte kandidat i PDK-së, për kryetar të Prishtinës.

Ndërsa, Bedri Hamza, dha dorëheqje nga pozita e deputetit, pasi që mori besimin e qytetarëve të Mitrovicës, për t’i udhëhequr në katër vitet e ardhshme.

Zëvendësues i Hamzës në Kuvend, do të jetë Isak Shabani, nga Komuna e Podujevës.

Shabani në zgjedhjet e fundit parlamentare, kishte arritur t’i merr 8729 vota.