Insajderi publikon foton e gazetarit Visar Duriqi pas sulmit fizik

Tre persona akoma të panjohur për Policinë e Kosovës, e kanë sulmuar fizikisht mbrëmë gazetarin hulumtues Visar Duriqi.

Duriqi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në QKUK në Prishtinë.

Si pasojë e sulmit fizik, gazetarit ia kanë thyer edhe dhëmbët.

Insajderi ka publikuar foton e gazetarit pas sulmit, kujdes pamje të rënda:

Policia ka konfirmuar se të dyshuarit kanë mbajtur maska gjatë sulmit.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që tre persona të maskuar kanë sulmuar me grushte viktimën në hyrje të banesës së tij duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe më pas është liruar nga aty”, ka thënë policia