Ia rrahën burrin në Pejë, gruaja sulmon dy të dyshuarit

Një burrë në Pejë ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga dy persona.
.

Siç njofton policia përmes raportit, gjatë përleshjes, gruaja e viktimës ka sulmuar fizikisht dy të dyshuarit.

Të dyshuarit, përfshirë gruan e burrit të rrahur, janë arrestuar. Dy të dyshuarit më pas janë dërguar në mbajtje, ndërkohë gruaja është liruar.

“Viktima mashkull kosovar, ka informuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, gjatë përleshjes gruaja e viktimës e dyshuara femër kosovare kishte sulmuar fizikisht dy të dyshuarit. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.