I bën policët për spital, arrestohet prishtinasi

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, derisa ishte në stacion policor, i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor duke ju shkaktuar lëndime trupore, njofton Gazeta Sinjali.

Siç njofton policia, dy viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti   nën ndikim të alkoolit derisa ishte në stacion policor i  ka sulmuar fizikisht dy zyrtar policor të cilëve u ka shkaktuar lëndime të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i ishte gjetur dhe sekuestruar  një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë në peshë  4.7 gram”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./

SHARE