Homazhe për nder të Ditës së Çlirimit të Klinës

Në ditën kur Klina po shënon 21-vjetorin e çlirimit nga forcat okupatore serbe sheshi i këtij qyteti ka marrë pamje festive.

Flamujt e Republikës së Kosovës dhe flamuri kombëtar kuq e zi janë vendosur nëpër të gjithë qytetin.

Për të shënuar këtë ditë kryetari i komunës së Klines, prof,dr Zenun Elezaj shoqëruar nga kabineti i komunës dhe OVL e UÇK-SË në Klinë ka bërë homazhe tek shtatorja e komandantit legjendar të UÇK-së, Mujë Krasniqi në Klinë.

Nga aty ai është nisur te pllaka e martirëve në qytet dhe kanë qendruar edhe tek shtatorja e ish kryetarit të Klinës Ismet Raci dhe janë nisur për te varrezat e dëshmorëve në Grabanicë,ku prej aty ka vizituar fshatin Kralan dhe është zbuluar pllaka memoriali ku janë vrarë 87 martirë.KlinaInfo

SHARE