Haki Morina me veteranët në Malishevë: PDK gjithnjë në mbështetje të vlerave të UÇK-së

Veprimtari i çështjen kombëtare, Haki Morina, i cili gëzon autoritet dhe respekt tek qytetarët, po merr mbështjetje për garën e tij si kandidat për deputet në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Morina, po takohet me çdo qytetar, po viziton çdo lagje të fshatit e qytetit, teksa sot ishte pranë veteranëve në qytetin e Malishevës.
Ai aty foli për programin e PDK-së i cili synon Rimëkëmbje të shtetit të Kosovës, dhe tregoi po ashtu vizionin e tij që ka si përfaqësues i ardhshëm, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Po ashtu Morina, u dha mbështjetje dhe u premtoi veteranëve të UÇK-së se do të jetë zëri i tyre të fuqishëm, pasi që lufta dhe misioni i tyre, ishte e shenjtë.