Hajnat vjedhin stoli ari në Malishevë, kjo është shifra marramendëse

Kanë filluar të shpeshtohen vjedhjet nëpër tërë territorin e Kosovës, madje shumica prej tyre kapin vlerën prej mijëra eurove,

Sinjali mëson se dje në fshatin Shkarashnik të Malishevës ka ndodhur një vjedhje mjaft e rëndë.

Një person ka raportuar në Polici se në shtëpinë e tij, rreth orës 19:00, persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë në Gjakovë  tregojnë se hajnat kishin vjedhur stoli ari në vlerë rreth 10.000 euro.

Njësitet policore me të marrë informacionin kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin