Grupi Organizator i Protestës që po kundërshtojnë ndërtimit e Fabrikës së Çimentos me sqarim per mediat

Grupi Organizator i Protestës për kundërshtimin e Ndërtimit të Fabrikës së Çimentos, kanë reaguar kundër disa mediave, që sipas tyre, po shpifin në drejtim të tyre.
Ky është reagimi i plotë:

REAGIM
Media të porositura paskan nis një fushatë të egër e të porositur ndaj organizatorëve të protestës për ndalimin e ndërtimit të fabrikës së çimentos në Dollc të Klinës.

Në një shkrim të botuar online, paskan shpif e paskan ngritur akuza të rënda ndaj Grupit Organizator të Protestës. Nder të tjera në këtë shkrim thuhet, citoj …”prapa këtij grupi qëndrojnë struktura lobuese të dyshimta, të ndërlidhura me krimin rajonal të çimentos me çmime të fryra, përfshirë Serbinë”
Për këto shpifje ndaj Grupit Organizator të Protestës, ky medium i porositur do të denoncohet në organet kompetente ligjore, Grupi Organizator në përbërje ka qytetar të ndershëm të cilët mbi çdo interes kane interesin qytetar dhe mbrojtjen e ambientit në vendin ku kane lindur e ku jetojnë. Tendenca të tilla për ta njollosur Grupin Organizator do të marrin përgjigje përmes denoncimeve për shpifje dhe njollosje të grupit.

Ky portal, ka vazhduar me informacione të pasakta, nuk bëftë fjalë për investime Gjermane nga Thysenkrupp, investitor është Ëallingford International – Kosovo L.L.C. i regjistruar në ARBK dhe i cili ne forma të dyshimta është pajisur me dokumentacion.
Në fund po e përmbyll këtë shkrim duke paraqitur argumentin se qytetaret e Klinës janë kundër ndërtimit të Fabrikës së Çimentos në Dollc të Klinës, kjo vërtetohet më së miri përmes nënshkrimit të peticionit, ku afër 5000 qytetar kane nënshkruar kundër ndërtimit të kësaj fabrike.