​Gjendja aktuale me COVID-19

Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Aktualisht në Kosovë janë 14 mijë e 639 raste aktive me COVID 19.

Me më së shumti raste prin kryeqyteti me 3 mijë e 51 raste aktive, pasuar nga Peja me 1 mijë e 192 raste, pastaj Gjilani me 969 raste, Prizreni me 929 raste, Ferizaj 884 raste, Fushë Kosova me 689 raste, Lipjani me 673 raste, Gjakova me 609 raste, si dhe po ashtu komunat e tjera kanë me qindra raste aktive.

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) sipas të dhënave të fundit është bërë e ditur se janë shënuar katër raste të vdekjeve dhe 643 raste të reja pozitive me COVID-19.