Gjendet pa shenja jete i dyshuari që plagosi dy gra në Fushë Kosovë, dyshohet të ketë kryer vetëvrasje

Ka ndërruar jetë Sabit Islami, i dyshuari për plagosjen e dy grave sot në Fushë Kosovë.

Indeksonline raportoi më herët se Islami ishte gjetur me plagë në stomak, teksa i njëjti, sipas burimeve të Indeksonline, dyshohet se kishte kryer vetëvrasje.

Rastin ndërkohë e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar i Klinikës Emergjente në QKUK, Ejup Govori.

Ai tha se i dyshuari ka arritur në QKUK me shenja jete. Sipas Govorit, i njëjti ka qenë i plagosur në stomak.

Ndërkohë, dy gratë, nënë e bijë, që u plagosën sot në Fushë-Kosovë janë jashtë rrezikut për jetë, por me lëndime serioze.