Gjendet një person pa shenja jete, në pjesën e njohur si “te bazeni” në Pejë

Një person ëshë gjetur pa shenja jete në mëngjesin e së mërkures në Pejë, saktësisht te vendi i njohur “Te Bazeni”.

Rastin e kanë konfirmuar nga Policia Rajonale e Pejës.

Ata thanë se janë në grumbullim të informacioneve dhe se së shpejti do të bëjë të ditura detajet.

Deri më tani, nuk dihet identiteti i të ndjerit apo rrethanat e humbjes së jetës.