Gjakovari merr veturën në Rent a Car dhe e dërgon në Shqipëri, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në Gjakovë, pasi i njëjti dyshohet për mashtrim.

Sipas Policisë, personi që u arrestua, dyshohet se më 8 tetor, e ka mashtruar personin të cilit ia kishte marrë një veturë në shfrytëzim, në një Rent a Car.

Në njoftim thuhet se ai e ka mashtruar viktimën dhe e ka dërguar veturën në Shqipëri,

Lidhur me këtë rast, i dyshuari është dërguar në mbajtje.