Forcat policore sigurojnë objektin e KQZ-ës

Teksa Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës është duke mbajtur mbledhje për vendosjen e certifikimit të deputetëve që kanë problem me ligjin, jashtë objektit janë parë një numër i shtuar i forcave policore.

Para pak çasteve, Drejtori i Zyrës së Partive, Yll Buleshkaj, përkundër vendimit të KGJK-së, që ua ndalon kandidimin 47 personave të partive të ndryshme, ka rekomanduar certifikimin e të gjithë kandidatëve.

KQZ pas propozimit të kryetares, Valdete Daka, ka shkuar në pauzë dy orëshe, ku pastaj pritet të votohet lidhur me rekomandimin e zyres ligjore të KQZ-ës.