Fitoi tenderin 66 mijë euro, arrestohet pronari i kompanisë që nuk ndërtoi palestrën në Zhegër

Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimet se ka keqpërdorur paranë publike.

Ai duke qenë pronar i një kompanie ka fituar tenderin në vitin 2017, por që nuk i ka kryer kurrë punët për projektin që e ka fituar tenderin.

“Hetimet policore janë zhvilluar nën dyshimin se kompania për mbikëqyrjen e punimeve, konkretisht pronari i saj: M.J., (viti i lindjes 1973, mashkull kosovar), që nga data 12.07.2017 deri më 03.12.2020, ka pranuar si punë të kryera punët në vlerë prej 66.000 (gjashtëdhjetë e gjashtë mijë) €, e që në fakt ato punë nuk ishin kryer duke e dëmtuar buxhetin e komunës edhe duke i sjellë kompanisë që kishte fituar tenderin fitimin e lartcekur (66.000 €)”, thuhet në kumtesë,

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.