Fatjona Berisha transferohet te KVF”Dukagjini”

Edhe pse në kohë pandemie, klubet sportive janë duke i bërë pregatitjet për sezonin e garave 2020/2021.

Gjatë afatit të transferimeve, klubit të volejbollit të femrave “Dukagjini”, i është rikthyer, lojtarja shtatlartë Fatjona Berisha.

Berisha është 20 vjeçare dhe ka karrierë të bujshme në volejboll, duke qenë kështu pjesë e disa ekipeve në qytetet e ndryshme të Kosovës.

Klubi Dukagjini, nëpëmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare i kanë uruar mirëseardhje Fatjonës dhe suksese në synimet e tyre të përbashkëta drejt superligës.