Esbocar e Lajcak kërkojnë nga Kosova që serbët të kenë të drejt vote në zgjedhjet e prillit!

Përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisari i BE-së, Miroslav Lajcak po kërkojnë nga shteti i Kosovës që të lejojë votimin e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e prillit.

Dy zyrtarët e lartë kanë dal me këtë qëndrim pas vizitës së bërë në Beograd.

“Është e rëndësishme që banorët e Kosovës me të drejtë vote në Serbi të mund të marrin pjesë ne zgjedhjet e shpallura nga Beogradi për muajin prill. SHBA-ja mbështet marrjen e masave të duhur për të ndodhur kjo dhe për të lehtësuar procesin e votimit”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA’së.

Kjo thirrje ndaj autoriteteve kosovare pritet të jetë një sfidë e radhës për kryeministrin e presidenten pasi Kosova nuk ka lejuar votimin për referendum në Serbi.

Madje për të kundërshtuar këtë, Kuvendi i Kosova ka miratuar Rezolutën për moslejimin e organizimit të referendumit serb në territorin e Republikës së Kosovës.