Elezaj, Bashota e Hoti dhe Morina në garë për kryetar të Klinës

Tashmë në komunën e Klinës partitë politike kanë zgjedhur përfaqësuesit e tyre në garën e zgjedhjeve lokale që do të mbahen në muajin tetor të këtij viti.

Kryetari aktual nga AAK synon edhe një mandat 4 vjeçar. Ndërsa ish- kryetari, Sokol Bashota në anën tjetër do ta kërkojë besimin e votuesve të PDK-së.

LDK në këto zgjedhje synon ta fitojë Klinën me Besim Hotin, aktualisht nënkryetar i kësaj komune.

Në anën tjetër NISMA garon me Naser Morinën. Derisa VV ende nuk e ka zyrtarizuar kandidatin për kryetar.

Këta emra tashmë janë zyrtarizuar e që pritet të jetë garë interesante.