E premtja e madhe, Visi që shiste molla në Llabjan bëhet me banesë të re!

E premtja e madhe, Visi që shiste molla në Llabjan bëhet me banesë të re!
Viber IconINDEKSONLINEE Premte, 10 Korrik 2020 17:41
Visi, 7 vjeçar i cili shiste molla në Llabjan sot është gëzuar, pasi që është bërë me banesë të re.

Lajmin e bëri të ditur Halil Kastrati, përmes një postimi në Facebook.

“A ju kujtohet Visi 7 vjeçar qe shiste molla ne Llabjan. Ai me familjen e tij sot u be me banese te re. Eshte 7 vjeçar por çdo dite u mundonte te shiste molla per ti dale ne krah familjes se tij”, u shpreh Kastrati.

Njoftimi i plotë:

E Premte dite e madhe!

A ju kujtohet Visi 7 vjeçar qe shiste molla ne Llabjan

Ai me familjen e tij sot u be me banese te re

E gezofshi banesen e re😊

Eshte 7 vjeçar por çdo dite u mundonte te shiste molla per ti dale ne krah familjes se tij

Fotografia e tij beri jehone te madhe dhe bamiresit u pergjigjen ne shume menyra

Edhe neve na u dhurua nje çeles per kete familje ndersa ne sot shkuam e vizituam, ju dhuruam çelesin e baneses se re dhe bashke me ta shkuam ne Gjilan ku dhe ja dorzuam banesen

Detajet tjera do te behen publike me publikimim e videos se kesaj familje

Falenderojm nje vella me banim ne Zvicer bashke me Valmir Bucollin nga Gjilani qe e dhuruan kete banese

Familja e gezofte banesen e re

Bamiresit Zoti kurr mos i humbte

SHARE