E papritur, Majlinda Kelmendi mposhtet që në luftën e parë

Kampionja olimpike e Rio 2016, xhudistja pejane, Majlinda Kelmendi, ka humbur qysh në luftën e parë të saj në Lojërat Olimpike Tokyo 2020,

Kelmendi pësoi humbjen e parë nga hungarezja, Reka Pupp.

Një waz-ari i marrë në shënim të artë, bëri që Kelmendit t’i ndalet synimi për të fituar një tjetër medalje olimpike./