E konfirmon Vjosa Osmani, po krijon parti të re

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e ka konfirmuar krijimin e një partie të re të drejtuar nga ajo.

“Do të nisë një iniciativë qytetare, me fytyra të reja. Do të jetë një dritare e vogël, por do të hyjë shumë dritë. Do të jetë një listë e njerëzve profesionistë, jo riciklime të fytyrave politike”, ka thënë Osmani në Syri.net.

Ajo është shprehur se ekipi i saj do të përbëhet nga emra me integritet të cilët sipas saj nuk i shohim shpesh në televizion.

Kryeparlamentarja ka thënë se kjo iniciativë ka synime të shumta por sfidë sipas saj do ta kenë çkapjen e shtetit, problemet e papunësisë e arsimit.

Osmani është përjashtuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas kritikave të saj publike ndaj partisë së saj dhe pasi nuk e votoi qeverinë e udhëhequr nga LDK-ja.