Dukagjini merr fitoren e dytë radhazi, mposht Prishtinën në “Fadil Vokrri”

Dukagjini ka shënuar fitore të madhe në “Fadil Vokrri” ndaj Prishtinës. 

Klinasit mposhtën kryeqytetasit me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Tre pikët e rëndësishme Dukagjini i fitoi me golin e vetëm të realizuar në pjesën e parë të ndeshjes.

Ishte Iljasa Zulfiu ai që i dha epërsinë klinasve me golin e shënuar në minutën e 17-të të ndeshjes.

Në minutën e 38-të gol shënoi edhe Prishtina, por u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje

Në pjesën e dytë u zhvilluar një lojë mjaft e hapur, ku të dyja skuadrat patën raste të mira, por rrjetat mbetën të paprekura.

Madje, Elton Basri e humbi një penallti në minutën e 95-të të ndeshjes, pas intervenimit fantastik të Nikës.

Është kjo fitora e dytë radhazi për Dukagjinin që tani ngjitet në vendin e parafundit në tabelë me nëntë pikë.

Prishtina në anën tjetër pozicionohet në vendin e katërt me 12 pikë.